Dark Mode Light Mode

Gjermania mund të t'i bie "pishmanit" me punën e vizave !

Berlini zyrtare mund te rivendos regjimin e vizave !

Gjermania mund të rivendosë regjimin e vizave për vendet e Ballkanit, për shkak të fluksit të kërkesave për azil që ka pasur nga shtetas serbë dhe maqedonas.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja sllovene “Dello”, sipas të cilës qeveria gjermane druhet se heqja e vizave edhe për Shqipërinë e Bosnjen mund ta rrisë këtë fluks.

Advertisement

“Në 11 muajt e parë të vitit 2010, në Gjermani kanë kërkuar azil 4218 shtetas të Serbisë dhe 2319 shtetas të Maqedonisë”, shkruan gazeta, duke iu referuar një raporti gjerman.

Sipas këtij burimi, shumica e azilkërkuesve nuk i plotësojnë kërkesat për marrjen e azilit, që janë kryesisht përndjekja politike, fetare apo etnike.  “Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joakim Herman, duke përmendur këta shembuj të keqpërdorimit të kërkesës për azil, ka kërcënuar me rivendosjen e vizave”, shkruan më tej gazeta. (PrJ&TCH)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ten − 9 =

Previous Post

AHMETI: Per emrin e FYROM-it duhet ndermejtsuar SHBA-të dhe BE-ja

Next Post

Katari me urimin më të mirë për Kosovën!

Advertisement