Dark Mode Light Mode
Jonida MALIQI shtatzënë
Hajde bashkarisht votojmë dhe ta bëjmë Blertën Miss Univers Canada !
Erdogan fiton sërish zgjedhjet në Turqi

Hajde bashkarisht votojmë dhe ta bëjmë Blertën Miss Univers Canada !

Prishtinë, 12 qershor – Kosovarja Blerta Mahmuti, 22 vjeçare, këtë vit është shqiptarja e vetme që merr pjesë në garën e bukurisë “Miss Universe Canada”, që do të mbahet me 22 qershor.

Shqiptarja me prejardhje nga qyteti i Pejës, Blerta gjendet  në mesin e 60 pjesëmarrëseve që presin ta sfidojnë njëra-tjetrën në garën për titullin prestigjioz “Miss Universe Canada”.

Blerta më shumë se kurrë ka nevojë për përkrahjen e bashkëvendësve, si dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Ajo shpreh besimin e saj se populli shqiptar do ta votojë, duke ia bërë të mundur që denjësisht ta promovojë bukurinë dhe vlerat e vajzave shqiptare.

Advertisement

Përkrahja për Blerta Mahmutin është farë e lehtë.  Atë mund ta votoni duke hapur linkun e mëposhtëm. Në listën e emrave pjesëmarrëse gjeni emrin Blerta Mahmuti, klikoni në rrethin para emrit të saj, si dhe në fund të listës së pjesëmarrëseve klikoni butonin Submit Vote.

Ju keni të drejtën që Blerta Mahmutin ta votoni deri më 22 qershor, duke i dhënë asaj nga një votë në ditë.

Shpresojmë që bukuria shqiptare të triumfojë këtë vit në “Miss Universe Canada”. (KOHA.nET(

Linku për votim: http://www.beautiesofcanada.com/muc/2011/06/vote-now-for-your-favorite-contestant/

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 − 15 =

Previous Post

Jonida MALIQI shtatzënë

Next Post

Erdogan fiton sërish zgjedhjet në Turqi

Advertisement