Dark Mode Light Mode

Çipa: Politika kosovare respekton Kushtetutën

Analistë, njohës të konsitucionalizmit e gazetarë të ftuar në panelin e Top Show folën për situatën politike të krijuar në Kosovë ditët e fundit pas shpalljes si anti-kushtetuese të zgjedhjes së zotit Pacolli në këtë post.

Për kryeredaktorin e gazetës Shqip, Aleksandër Çipa, Kosova dhe faktori shtetformues atje është një shembull për klasën politike shqiptare. Zoti Çipa vlerësoi qendrimin e politikanëve kosovarë të cilët kanë respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Aktorët shtet-formues në Kosovë, të gjithë janë shprehur në respektim të Kushtetutës dhe institucioneve të saj. Përkundër asaj që ndodh në Shqipëri, ku në 20 vjet nuk ka ndodhur dicka e tillë”, tha zoti Çipa.

Advertisement

Ndërkohë, për kryeredaktorin e gazetës Panorama, Robert Rakipllari, situata e krijuar në Kosovë në këtë periudhë nuk i shërben interesave të vendit.

“Është luks për Kosovën që të futet në një qerthull të tillë në këtë periudhë. Në këtë fazë shtetformuese duhet të kishte më shumë stabilitet”, tha Rakipllari.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five + eleven =

Previous Post

KUR TADIC AMNESTON MILLOSHEVIQIN

Next Post

Zvicër, letër bombë në Swissnuclear, 2 të plagosur

Advertisement