Dark Mode Light Mode

Edi Rama: Ditën e zgjedhjeve,qeveria të jap llogari

 

Kryetari i PS, Edi Rama, në kuadër të fushatës elektorale ka vizituar para pak castesh njësinë bashkiake numër 9 të kryeqytetit.

Gjatë bisedave me banorët e zonës, Rama ka kërkuar pjesëmarrje masive në zgjedhje, si e vetmja mënyrë për t’i kërkuar qeverisë llogari për situatën ku e ka futur vendin.

“Më 8 maj të shkojmë të gjithë në votim dhe t’i kërkojmë llogari qeverisë për cmimet e larta dhe pensionet e ulëta. Më 8 maj të dalim masivisht në votime për t’i dhënë të ardhme vendit”, ka deklaruar Rama.

Advertisement

Më tej kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës ka riformuluar akuzat për korrupsion ndaj qeverisë, si dhe ka folur për ndryshimet që dikasteri i tij i ka sjellë kryeqytetit.

“Kanali i korrupsionit vijon të thithë lekë, ndërkohë që bashkia e Tiranës ka transformuar rrugët, ndricimin dhe gjelbërimin”, ka shtuar Rama.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 + 16 =

Previous Post

Presheva proteston dhe i shkruan autoriteteve zvicerane për mosekstradimin e Shemsi Nuhiut në Serbi

Next Post

Protesta në përkrahje të kandidatit kurd në Turqi

Advertisement