Dark Mode Light Mode

Berisha në Samitin e Partive Popullore Evropiane në Bruksel

 

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha u nis sot pasdite për në Bruksel ku do të marrë pjesë në Samitin e Partive Popullore Evropiane, i cili do të mbahet nesër në Kështjellën Bouchout, në Meise.

Në këtë Samit marrin pjesë personalitete të njohura të politikës evropiane, kryetarë shtetesh e qeverish dhe liderë të opozitës së vendeve të BE-së dhe atyre jashtë BE-së, si dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barosso dhe ai i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek.

Samiti, i cili do të drejtohet nga Presidenti i PPE, Wilfried Martens, i paraprin mbledhjes së Këshillit Evropian.

Advertisement

Partia Popullore Evropiane aktualisht ka 15 nga 27 liderët e vendeve të Bashkimit Evropian: Kryeministri i Hungarisë, Viktor Obran, Presidenti i Belgjikës, Yves Leterme, Presidenti francez Nicolas Sarkozy, Kryeministrja e Gjermanisë, Angela Merkel, Kryeministri i Luksenburgut, Jean – Claude Juncker, Kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeldt, Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, Kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, Kryeministri i Lituanisë, Valdis Dombrovskis, Presidenti i Rumanisë, Taraian Basescu, Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, Kryeministri i Lituanisë, Andrius Kubilius dhe Kryeministri i Sllovakisë, Iveta Radicova.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 − eight =

Previous Post

Los Angelos : Në moshën 76 vjeç vdiq legjenda Elizabeth Taylor

Next Post

Maqedonia është një partner strategjik për Kosovën

Advertisement