Dark Mode Light Mode

Ali Ahmeti priti Sali Berishën

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, në një takim pune në kuadër të vizitës zyrtare të kryeministrit shqiptar në Maqedoni.

Gjatë këtij takimi u diskutua gjerësisht për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat, si dhe për realizimin e një sërë projekteve të përbashkëta, të cilat do të afrojnë më shumë të dy vendet dhe shoqëritë, si dhe do të nxisin shkëmbimet e gjithanshme.

U diskutua edhe lidhur me bashkërendimin e bashkëpunimit në kuadër të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Advertisement

Në përfundim të takimit, Kryeministri Berisha tha për mediat e pranishme se kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e njohu me zhvillimet e rëndësishme dhe arritjet thelbësore, që kanë shënuar në këtë hark kohor të shkurtër që kur është krijuar qeveria e koalicionit, e dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme që u zhvilluan në Republikën e Maqedonisë.(Experess)

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

11 + seventeen =

Previous Post

KFOR-i heq një postbllok të ri në Veri

Next Post

BOKSAT PËR KOSOVËN DHE SHQIPTARËT

Advertisement