Dark Mode Light Mode

SHBA e BE kundër vendimeve të serbëve të Bosnjës

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë dënuar hapat e marra nga serbët e Bosnjës, që synojnë të sfidojnë gjykatat dhe prokurorinë e vendit.

“Vetëm terroristët, kriminelët dhe të korruptuarit i tremben gjykatave të shtetit dhe prokurorisë”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve në Sarajevë.

Komunikata ishte e fundit në mesin e deklaratave të perëndimorëve të bëra pas vendimit të serbëve të Bosnjës që e cilësonte sistemin e drejtësisë në BH kundër serbëve.

Advertisement

Parlamenti i Republikës Serbe të Bosnjës mbështeti edhe propozimin e presidentit të këtij entiteti, Millorad Dodik, për të mbajtur referendum për vendimet e të dërguarit ndërkombëtar, i cili ka fjalën e fundit në një numër fushash.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × four =

Previous Post

KQZ ndërpret 2 spote televizive të PS-së

Next Post

Shahu, i detyrueshëm në shkollat armene

Advertisement