Dark Mode Light Mode
Vota e Maqedonisë varet nga amendamenti i Berishës
Presidenti kroat tha se do të vizitojë Gjermaninë, megjithë kërcënimet
Serbia, një hap më pranë anëtarësimit në BE

Presidenti kroat tha se do të vizitojë Gjermaninë, megjithë kërcënimet

(AIK-Presheva Jone)

 

Presidenti kroat Ivo Josipoviç tha se do të vizitojë këtë javë Gjermaninë, megjithë dërgimin e një granade dore dhe një letre me kërcënime në ambasadën kroate në Berlin.

Advertisement

Josipoviç tha sot se kërcënimi u bë nga ekstremistët politikë, të cilët nuk duan t’ia dinë për demokracinë, përparimin e Kroacisë dhe përpjekjet e vendit për t’u anëtarësuar në BE.

Letra dhe granada u dërguan dje në ambasadën kroate në Berlin. Media gjermane njoftoi se letra e kërcënonte presidentin kroat për përpjekjet drejt përmirësimit të lidhjeve me Serbinë.

Të dy vendet ishin në luftë në vitet ’90, por që nga ajo kohë ende janë në proces për t’i përmirësuar marrëdhëniet diplomatike.

Sipas njoftimeve, letra kërkonte hakmarrje për një polic kroat, i cili thuhej se ishte viktima e parë në luftën serbo-kroate. Presidenti kroat ka në plan të fillojë nesër një vizitë tri-ditëshe në Gjermani.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × two =

Previous Post

Vota e Maqedonisë varet nga amendamenti i Berishës

Next Post

Serbia, një hap më pranë anëtarësimit në BE

Advertisement