Dark Mode Light Mode

Ali Ahmeti: Një ditë kryeministri ose presidenti shqiptar

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka deklaruar se në të ardhmen e afërt, mund të ndodhë që Maqedoninë ta drejtoj një kryeministër apo president shqiptar.

“Është shumë normale që pas disa viteve, të bisedohet për kryeministër ose president të shtetit. Mendoj se është e rëndësishme që të dërgohet një mesazh, veçanërisht tek qytetarët maqedonas se ky shtet është edhe i shqiptarëve”, është shprehur Ahmeti.

Sipas tij, Maqedoninë të gjithë duhet ta ndërtojnë, ta ndjejnë si të veten e ta respektojmë, “sepse qëllimi jonë i përbashkët është që në këtë shtet të jetojmë së bashku”.

Advertisement

Ahmeti ka përmendur rastin e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes të cilën e drejton një kuadër shqiptar nga radhët e BDI-së.

“Ndoshta, para disa viteve nuk mund të paramendohej që një shqiptar të jetë Ministër i Mbrojtjes. Por ja që edhe kjo ndodhi. Nuk dua të parashikoj se çfarë do të ndodhë pas 4-5 viteve, por gjithçka do të varet nga zhvillimet e proceseve politike në shtet dhe dialogut mes partnerëve politik”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × 5 =

Previous Post

Regjistrimi i trashigimisë kulturore mvaret nga regjiostrimi i popullsisë në Luginën e Preshevës

Next Post

Vetëvendosje: Kërkohet dorëheqje e qeverisë dhe zgjedhje të reja

Advertisement