Dark Mode Light Mode

Sheqerinsken nominohet për kryeministre nga LSDM

 

Radmilla Sheqerinska është nominuar zyrtarisht sonte për mandatare për kryeministre në rast se do të fitonte LSDM në zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit.

Kjo u vendos sonte me rastin e 20 vjetorit të Lidhjes Socialdemokrate, ndërkaq kreu socialdemokrat, Branko Cërvenkovski prezantoi edhe ekipin e ri të njerëzve, që do të udhëheqin partinë në zgjedhje si: Zoran Zaev, Zoran Jovanovski dhe Stevo Pendarovski.

“Zotëri Gruevski, prej sot nuk do të keni nevojë ta shpëtoni Maqedoninë nga Branko Cërvenkovski. Unë nuk do të jem pjesë e pushtetit të ardhshëm të këtij vendi, jo për shkak juve dhe dëshirave tuaja të mjera dhe netëve të kobshme, por për shkak se një marrëveshje të tillë e bëmë në LSDM. Jemi të bindur se sfidave të reja duhet ti përgjigjemi me ekip të ri të njerëzve. Ejani ta shpëtojmë dhe çlirojmë Maqedoninë nga ju zotëri Gruevski dhe rilindja juaj”, theksoi Branko Cërvenkovski.

Advertisement

Sheqerinska në një periudhë të përkohshme ka udhëhequr edhe kreun e LSDM, ndërsa në qeverisjen e kaluar ajo ishte zëvendëskryeministre për evrointegrime.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five − 5 =

Previous Post

Do të hetohen 188 zyrtarë për pasurinë

Next Post

Toma pi ujë me kërkesë të Kishës

Advertisement