Dark Mode Light Mode

Lavrov nesër në Maqedoni

 

 

Shefi i diplomacisë ruse Sregej Lavrov nesër do të qëndroj për vizitë një ditore në Republikën e Maqedonisë. Lavrov në Ohër do të ketë takim me kreun shtetëror të Maqedonisë. Krahas takimit tet-a-tet bisedimet me ministrin e Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, ai do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski. Milloshoski dhe Lavrov do të nënshkruajnë Plan për konsultime mes ministrive të Punëve të Jashtme të dy vendeve për periudhën 2011-2012.

Advertisement

Ministri rus i Punëve të Jashtme gjatë qëndrimit do të vizitojë edhe ekspozitën me rastin e 150 vjetorit e hapjes së Konsullatës së Rusisë në Manastir që do të mbahet në hotelin “Ineks Gorica”, ndërsa do të vizitojë edhe monumentet kulturore-historike në Ohër. Qëndrimi i Lavrovit në Maqedoni është pjesë e turneut të tij ballkanik në kuadër të cilës do ta vizitojë edhe Serbinë, Malin e Zi dhe Slloveninë

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × two =

Previous Post

Moratti nuk ka folur për një rikthim të mundshëm të Mourinhos

Next Post

Serbia me strategji të re për bisedimet me Kosovën

Advertisement