Dark Mode Light Mode

PACOLLI premton tri njohje të reja

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka dhënë premtime të reja për njohje të pavarësisë së Kosovës.

Në një prononcim për transmetuesin publik, ai ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të kthehet në Afrikë dhe atje do të sigurojë tri njohje. “Në javën e ardhshme do të udhëtojë në Afrikë, ku do të përfundojë punën e nisur në tri shtete dhe jam i bindur se javën e ardhshme do ta njohin Kosovën”, ka thënë Pacolli.

Ndryshe, dje ai ka qëndruar në Tiranë, në përcjellje të vizitës së Presidentit të Hondurasit në Shqipëri. “Presidenti i Hondurasit premton dhe është shumë i sigurt se ne shumë shpejt do të kemi njohje edhe nga shtete të Amerikës Qendrore”.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × one =

Previous Post

Ushtria dhe bandat kriminale serbë kërcënojnë edhe KFOR-in

Next Post

Wikileaks, Blushi: Rrëzimi i Berishës, fantazi e Ramës

Advertisement