Dark Mode Light Mode

Davutogllu përfundon sot vizitën në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutogllu, sot përfundon vizitën e tij në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në vend, kryediplomati turk ka takuar udhëheqës të lartë të institucioneve të Kosovës.

Ai ka shprehur përkrahje të fuqishme të shtetit të tij për Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në aspektin e sovranitetit dhe të integritetit territorial.

Advertisement

Siç njoftojnë zyrtarët nga protokolli i shtetit, Davutogllu aktualisht ndodhet në Komunën e Prishtinës, ndërsa më pas do të vizitojë edhe qytetin e Pejës dhe Komunën e Istogut.

Para largimit nga Kosova, diplomati turk do të vizitojë edhe Prekazin, për të vazhduar më pas në Bosnjë e Hercegovinë.

Pjesë e agjendës së tij janë edhe Beogradi e Bukureshti.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × five =

Previous Post

"Tagblatt" u kërkon falje shqiptarëve

Next Post

Server: Ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë

Advertisement