Dark Mode Light Mode

Rrahje mes shqiptarëve e serbëve në palestrën e Mitrovicës

 

Në palestrën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë, të dielën në mbrëmje ka shpërthyer një rrahje mes lojtarëve serb të klubit të basketbollit “Bambi” nga veriu i Mitrovicës dhe tifozëve shqiptarë të Trepçës, gjatë takimit që ishte paraparë të zhvillohej mbrëmë, ku nikoqir ishte “Bambi”.

Incidentit i ka paraprirë një gjest provokues i Jugosllav Dashiqit, basketbollist i “Bambit”, i cili para se të niste dueli, ka provokuar shikuesit e pranishëm në palestrën “Minatori”.

Takimi duhej të fillonte në ora 20:00, por ai u shty me kërkesë të “Bambit”, pasi kërkuan që salla të lirohej nga tifozët e Trepçës, dhe pas 25 minutave, kur tifozët kanë filluar të lëshojnë sallën, kanë filluar gjuajtjet me karrige dhe gjësende mes lojtarëve të “Bambit” dhe një pjese të tifozëve të Mitrovicës.

Advertisement

Përfaqësuesi i “Bambit”, Igor Dashiq ka thënë se (sot) do të japin deklaratën zyrtare, pasi të kontaktojnë në Federatën e Basketbollit, do të marrim vendim çka do bëjnë dhe siç tha ai “do të shoh bota çfarë ka ndodh”.

Kurse delegati i ndeshjes, duke mos dashur të flas rreth asaj çka ka ndodhur, ka thënë se çdo informatë mund të merret te komisari i ndeshjes. “Bambi” është ekipi i vetëm serb që merr pjesë në BKT Superligën e Basketbollit të Kosovës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twenty − eighteen =

Previous Post

Bugatti (416 km/h.) vec edhe flakrat edhe me fluture..

Next Post

VMRO-DPMNE punësime masive pa dijeninë e BDI-së

Advertisement