Dark Mode Light Mode

Presidenti Pacolli në Shqipëri

Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, do të vizitojë nesër Republikën e Shqipërisë. Lajmin e ka konfirmuar këshilltari politik i presidentit, Ibrahim Gashi.

“Është vizitë shtetërore, pra formati më i lartë i vizitës. Presidenti do të vizitojë Republikën e Shqipërisë me disa ministra dhe me një grup të madh të biznesmenëve kosovarë. Biznesmenët do të shkojnë një ditë më vonë dhe do të kenë takime të përbashkëta me biznesmenët e Shqipërisë dhe ministrat e fushave përkatëse”, sqaroi Gashi.

Pacolli pritet të takojë krerët më të lartë institucionalë si dhe përfaqësues të opozitës shqiptare.

Advertisement

Vizita e presidentit të Kosovësi në Shqipëri është vizita e parë zyrtare jashtë shtetit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

six − 6 =

Previous Post

Shqipëria dhe Kosova mbështet intervenimin në Libi

Next Post

SHQIPËRIA NE EUROVISION ME AURELA GACEN

Advertisement