Dark Mode Light Mode

Hashim Thaci me mendat ne xhep për Kryeministër

Hashim Thaci dje në largim, sot në afrim e nesër kreministër i Republikës së Kosovës. Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi emëroi zyrtarisht Hashim Thacin si mandatar për formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Në një njoftim zyrtar nga presidenca e Kosovës thuhet se, “sipas vendimit mandatari i nominuar, zoti Hashim Thaci ftohet që në afatin më të shkurtër kohor të bëjë koalicionet e nevojshme me partitë politike për të formuar koalicionin për qeverinë e re dhe të dalë me propozim para Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Dy ditë më parë, vetë kryeministri në largim Hashim Thaci kishte deklaruar se fillimi i javës do ta gjejë Kosovën me një qeveri të re.

Advertisement

Këto fjalë ai i tha gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë në largim dhe dy ditë pasi ishte arritur dhe marrëveshja me Aleancën Kosova e Re, të cilës i takon sic kishte kërkuar posti i presidentit të Republikës.

Beteja tani është përqendruar në ndarjen e minisrive mes PDK-së, AKR-së, Listës Rugova dhe partive të pakicave.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen − 19 =

Previous Post

Kosova në Bruksel do drejtojë samitin e CEFTA-s

Next Post

Demokracia e Re: "Demokracia e vjetër" po nxit urrejtje ndëretnike dhe ndërfetare

Advertisement