Dark Mode Light Mode

ORGANIZOHET SIMPOZIUM: “LUGINA E PRESHEVËS NË LËVIZJEN SHQIPTARE GJATË HISTORISË”

Shoqata për Trashëgimi dhe  Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në  Preshevë

O R G A N I Z O N

SIMPOZIUM, në temë :
“LUGINA E PRESHEVËS NË LËVIZJEN SHQIPTARE GJATË HISTORISË”

Advertisement

Në simpozium do të trajtohen aspekte dhe çështje politike, historike, kulturore, ekonomike, gjuhësore, letrare, etnike, humanitare, trashegimie, antropologjike, fetare, arti, muzike, sociale-humanitare, e tjerë.

Kontributi I Luginës së Preshevës në Lëvizjen shqiptare gjatë kohërave:

-Koha e Vjetër

-Koha e Mesjetës

-Koha e Turqisë

-Koha e Jugosllavisë së Vjetër

-Koha e Jugosllavisë socialiste dhe

-Koha e pluralizmit demokratik

Në Simpozium do të trajtohen aspekte dhe çështje të kontributit të Preshevës, Bujanocit, Medvegjës me rrethinë në Lëvizjen Gjithëkombëtare gjatë historisë.

Simpoziumi organizohet në shënim të 100 vjet shtet shqiptar.
Punimi /përmbledhja, rezimea e punimit/ duhet të jetë deri në 3 faqe /për lexim 8-10 minuta/, ndërsa për pjesëmarrje në Simpozium dhe për botim 5-12 faqe, në rradhorin 12.
Simpoziumi do të mbahet më 23 nëntor të vitit 2012.
Afati paraqitjes së punimeve është deri më 16 nëntor 2012.
Për programin e Simpoziumit dhe informacione do të jemi në kontakt.
Paraqitja e punimeve elektronike bëhet në adresë :
[email protected] [email protected]
apo në adresën : Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë /17523/
rr.Sava Kovaçeviq,nr.80

Preshevë, më 15 shtator 2012             

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × 1 =

Previous Post

Në Serbi për cdo ditë vdesin nga 207 persona nga zemra dhe kanceri

Next Post

Presheva nikoqire e përfaqësuesve dhe delegatëve të forumeve mbarëshqiptare

Advertisement