Dark Mode Light Mode

Mr.TERNAVA: BIK i kontribuon tolerancës ndër fetare

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka pritur sot në selinë e BIK, shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, të cilin e ka informuar për zhvillimet, të arriturat dhe sfidat tjera me të cilat ballafaqohet kjo bashkësi fetare.

Zhbogar, gjatë takimit me myftiun Tërnava, është interesuar që të informohet për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe veprimtarinë e saj.

“Jam në dijeni për rolin dhe angazhimin tuaj, i nderuari Myfti, andaj kam ardhur për vizitë sot që të dëgjoj nga ju për punën tuaj, si dhe për vështirësitë me të cilat ballafaqoheni”, ka thënë Zhbogar.

Advertisement

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, e ka informuar ambasadorin me angazhimin e BIK-ut, drejt qëllimit që Kosova të ec përpara në fushën e pjekurisë fetare e politike e ekonomike.

“Tolerancën fetare dhe bashkëjetesën me popuj të cilët flasin gjuhë tjetër dhe besojnë ndryshe, ky popull e ka të rrënjosur thellë në traditën e vet dhe ne krenohemi me këtë virtyt”, ka thënë myftiu Tërnava, i cili ka folur edhe për zhvillimet, të arriturat dhe sfidat tjera me të cilat ballafaqohet kjo Bashkësi, duke filluar nga vonesa në rregullimin e pozitës juridike të bashkësive fetare, mosgatishmëria për përfshirjen e lëndës fetare në shkollat publike, si dhe përjashtimi i nxënëseve nga shkollat publike për shkak të mbulesës, thuhet në një komunikatë të BIK-ut.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

9 − four =

Previous Post

Papua New Guinea njeh pavarësinë

Next Post

Arrestohen dy të dyshuar për krime lufte të dhunimit te femrave shqiptare

Advertisement