Dark Mode Light Mode
BUJANOC: Futbollisti shqiptar nga Tërnoci e rrah gjyqtarin serb Zlatkovic
Bujanoci kërkon nga Beogradi t’mos përzihet në punët e koalicionit në stilin “përcaj e sundo”
Idriz Seferi, Amanet Kosovës..në vitin 1912 ishte i ftuar i Beogradit...

Bujanoci kërkon nga Beogradi t’mos përzihet në punët e koalicionit në stilin “përcaj e sundo”

“Serbët dhe shqiptarët në koalicionin lokal janë të befasuar me mesazhet e fundit të kryeministrit serb Dacic..” ka deklaruar  nënkyretari i PD z.Nexhat Behluli në “Kurir”, raporton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”.

 

Bujanoc, 23 shtator

Advertisement

Nexhat Behluli ne “Kurir” e mbron koalicionin dhe partinë  e vetë në këtë gazetë serbe të titulluar “Behluli kundër ndërrimit t  pushtetit në Bujanoc” (Beljulji protiv menjanja vlasti u Bujanovcu).
Nexhat Beluli , nënkyretari  i Partisë Demokratike (PD) në Bujanoc, e cila fitoi zgjedhjet e fundit lokale, tha me rastin e shpalljes së qeverisë në Bujanoc, se  rishikimi i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Riza Halimi për të ardhur në pushtet ka amrrur fund  më 6 Maj u mbajtën zgjedhjet.

Duke komentuar mbi pikëpamjet e Kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç se “ka nevojë rishikimin e qeverisë lokale në Bujanoc..”.  Lidhur me këtë në vazhdim Behluli ju ka drejtuar mediave publiku me  një letër në të cilën ai thotë se “struktura aktuale e pushtetit lokal në Bujanoc ashtu siq është formuar koalicioni po gëzojnë dhe do të gëzojnë mbështetjen e plotë të autoriteteve më të larta për cka nuk ka vend për kritika…”

“Qytetarët Bujanoc, pavarësisht nga kombësia, besojnë se kryeministri nuk do të jetë në gjendje për të quar në vend porosit e kryeministrit Dacic që në pushtetin lokal të përfshihet PVD me koalicion të rinë në jug të Serbisë…gjoja  abstenimi i së cilës paska krijuar një pikë krize.” tha ai.

Behluli më tutje është shprehur se “as serbët e as shqiptarët në Bujanoc kurrë nuk do të tolerojmë askend të jenë viktima, pengje të diktateve dhe politikave nga  lartë në stilin ” përçaj dhe sundo “,  qofshin ato nga Beogradi apo Prishtina”.

kryeministri serb Daçiç së fundit në Vranjë, në Ditën e Sektorit mbi  situata të jashtëzakonshme   ka pohuar se  “paqëndrueshmëria politike në Bujanoc është rezultat se partia  e Riza Halimit nuk është pjesë e këtij pushteti lokal..”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × one =

Previous Post

BUJANOC: Futbollisti shqiptar nga Tërnoci e rrah gjyqtarin serb Zlatkovic

Next Post

Idriz Seferi, Amanet Kosovës..në vitin 1912 ishte i ftuar i Beogradit...

Advertisement