Në muajt mars e prill 1912, Idriz Seferi në krye të 4 mijë burrave, zhvillon luftime në Kumanovë, Preshevë e Moravë…për të cliruar trojet tona

Kaçaniku ra në duart e turqve pas tri dite e tri net luftimesh të përgjakshme. Trimat e Idriz Seferit, duke mos patur asnjë ndihmë në municion, u detyruan të lënë këtë grykë por, gjithmonë duke sulmuar, në tërheqje, batalionet e ç’organizuara të Shevqet Dergut Pashës. Edhe këtë radhë, shkëlqeu zgjuarsia e Idrizit. Ai nuk e perceptoi Kaçanikun si të humbur përgjithmonë, por u tërhoq prej tij, të organizohej, të armatosej e të kërkonte ta rimerrte atë, në krye të trimave të Kosovës, tërheqja për të kundërsulmuar, njihet ç’prej shekujsh në historinë e përgjakshme të luftërave.

 

Në rrafsh të përpjekjeve për kryengritjen e armatosur shqiptare, në vitet 1910-1911, Idriz Seferin do ta shohim më së shumti, në shoqërinë e Isa Boletinit dhe të Hasan Prishtinës. Përpjekjeve të tyre, tashmë u shtohen edhe ato për të krijuar ura lidhjeje me popujt e tjerë ballkanas të cilët kishin si ideal çlirimin e tyre nga zgjedha osmane.

 

Pavarësisht prej qëllimeve të tyre të mëvonshme, monarkitë ballkanike u përpoqën me çdo rast, që të mbajnë kontakte me udhëheqës të kryengritjes shqiptare. Kështu, ka qenë i ftuar i Beogradit, Idriz Seferi, në janarin e vitit 1912 Ajo çka vlen të mos harrohet në këtë udhëtim në Beograd, është fakti se trimi Idriz Seferi, që përpara se të binte dakord, u ishte shprehur njerëzve të kësaj “krushqie” se ai “mund të bisedonte gjdo gja kundër turkut, nëse Serbia s’kishte asnjë pretendim territorial kundër Kosovës”./ B.S.

SHPËRNDAJE