Dark Mode Light Mode

Presione ministrit Besimi pse nderoi dëshmorët e UÇK-së

Shkup, 16 gusht –  Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Fatmir Besimi, dy ditët e fundit është në qendër të kritikave të institucioneve të larta shtetërore dhe partive politike maqedonase, pas pjesëmarrjes së tij shoqëruar me oficerë të lartë të ARM-së në homazhet në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan të Kumanovës. Siç transmeton INA, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ka kërkuar dje që të shqyrtohet keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga ministri Besimi dhe prania e katër pjesëtarëve të uniformuar të ARM-së të hënën në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së.

Qeveria gjithashtu përmes një komunikate zyrtare ka thënë se distancohet nga veprimet e tilla të një ministri dhe se delegacioni i ministrave shqiptarë në mënyrë private ka marrë pjesë në këto homazhe.

Disa parti dhe shoqata maqedonas kanë kërkuar përgjegjësi nga Qeveria, por dhe dorëheqjen e ministrit Besimi.

Advertisement

Partitë opozitare LSDM dhe PLD kanë kërkuar dorëheqjen dhe përgjegjësi nga Qeveria. Kësaj kërkese i janë bashkëngjitur edhe Kongresi Botëror Maqedonas, Shoqatave e ish-pjesëtarëve të forcave maqedonase të sigurisë, Forumi për Siguri dhe shoqata tjera.

Por, nga ana tjetër, ministri Besimi dje ka rikonfirmuar se ka qenë pjesë e një delegacioni qeveritar të udhëhequr nga zëvendëskryeministri Musa Xhaferri dhe se me praninë e pjesëtarëve të ARM-së nuk është shkelur Ligji i mbrojtjes.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × four =

Previous Post

Sot bëhet varrimi i Arbën Xhaferit

Next Post

Nje delegacion nga Lugina e Presheves (KKSH) ne ceremonine e varrimit te Arben Xhaferit

Advertisement