Dark Mode Light Mode

Ali Ahmeti kandidat për Kërçovën

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti do të jetë kandidati i partisë së tij në garën e zgjedhjeve lokale të 2013 në komunën e Kërçovës.

Kjo bëhet e ditur nga portalet maqedonase, të cilët kanë theksuar se Ahmeti do të ketë edhe mbështetjen e partisë së koalicionit VMRO-DPMNE të Nikolla Gruevskit.

Kërçova pritet që të ketë kryetar shqiptar të komunës, pasi që në bazë të decentralizimit në vitin 2013 asaj do ti bashkëngjiten komunat rurale shqiptare Zajaz dhe Osllomejë.

Advertisement

BDI ka paralajmëruar se bindshëm do të fitojë Kërçovën, dhe komunat e tjera, me mbështetjen dhe marrëveshjet me partinë e koalicionit. Nga ana tjetër, siç bën të ditur portali “Skaj”, BDI do të jap mbështetje për VMRO-DPMNE në Shkup, Manastir, Ohër dhe Resnjë, atje ku jetojnë një përqindje e theksuar e shqiptarëve.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × 3 =

Previous Post

T'I MBROSH GAZETARET, DON TE THOTE TE MBROSH SHTETIT

Next Post

Policia konfiskon 250 kg narkotik

Advertisement