Dark Mode Light Mode

Arrestohen dy të dyshuar për sulmin në Dobrosin

Një gjyqtar i EULEX-it ka urdhëruar që të bëhet paraburgimi i dy të dyshuarve në lidhje me një incident me të shtëna ndërmjet Gjilanit dhe Bujanocit afër Portës 5, thuhet në një njoftim të EULEX-it.

Tre të dyshuarit e tjerë janë urdhëruar të paraqiten në stacionin e policisë dhe u janë marrë pasaportat.

“Incidenti ka ndodhur afër kufirit/kufirit administrativ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në orët e hershme të mëngjesit më 28 qershor 2012. Të dyshuarit janë arrestuar më 1 korrik 2012 nga policia e EULEX-it dhe janë akuzuar për kryerje të veprës terroriste dhe pjesëmarrje në grup terrorist për gjoja gjuajtjen në pikën e kontrollit të policisë serbe afër Portës 5”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Advertisement

Hetimi, i udhëhequr nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës, është mbështetur nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seven + one =

Previous Post

Ky është Hoteli për divorc

Next Post

Frank Lampard: Do të qëndrojë te Chelsea

Advertisement