Dark Mode Light Mode

NIS JAVA ÇAME…Idrizi: Koha për tu bashkuar…

NIS JAVA ÇAME…Idrizi: Koha për tu bashkuar…

TIRANE- PDIU ka ftuar të gjithë shqiptarët që t’i bashkohen javës së kulturës çame e cila do të nisë nesër dhe do të zgjasë deri më 30 qershor. Gjatë një konference për shtyp, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se është koha që të gjithë shqiptarët të bashkohen për ata të cilët u diskriminuan se ishin shqiptarë.

“Kjo është java ku të gjithë duhet të bashkohemi për të drejtat e një popullsie, e cila u diskriminua, masakrua dhe u dëbua, vetëm pse ishin shqiptarë. Kjo javë shpalos kulturën, traditën dhe historinë, e një treve, pa të cilat kombit tonë do t`i mungonte një pjesë e identitetit të tij. Për këtë arsye, për herë të parë, çështja çame dhe kultura e Çamërisë do të dalin nga sallat e mbyllura të konsumit të brendshëm, për t`u bashkuar me çdo shqiptar” tha Idrizi.

Advertisement

Idrizi bëri me dije edhe disa nga projektet që të nisin së ndërtuari, ku theksoi ndërtimin e varrezës monumentale në Kllogjer si dhe ndërtimin e kompleksit muzeal të Hasan Tahsinit dhe Bilal Xhaferrit në Ninat.

Gjatë gjithë javës së kulturës çame janë  planifikuar një sërë aktivitetesh të cilat nuk do të vendosin në qendër të vëmendjes dëshmitë e atyre që në moshë fare të vogël kanë parë masakrimin e të afërmve dhe janë detyruar të përshkojnë qindra kilometra nën armët e armiqve të tyre, në bukuritë dhe pasurinë historike të kësaj treve, në personalitetet e kombit tonë që janë nga Çamëria.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × 2 =

Previous Post

EKSKLUZIVE : Sa qytetarë të Serbisë posedojnë pasaporta të Republikës së Kosovës

Next Post

Kjo Gisele "seksi engjull"...natën vishet, ditën zhvishet, asnjë send nuk len mbi trup / Foto+VIDEO

Advertisement