Dark Mode Light Mode

Tani edhe paraplegjikët mund të ecin

Shkenca po përparon dhe tashmë pothuajse të gjitha sëmundjet janë të shërueshme. E reja e fundit nga shkenca vjen nga të sëmurët paraplegjik, të cilët tashmë mund të ecin vet. Një skelet i projektuar për ta do t’u mundësoj ecjen normalisht.

Shpresa e paraplegjikëve për të ecur tashmë mund të bëhet realitet. Këtë gjë e ka mundësuar shoqëria Ekso Bionics në Kaliforni, e cila ka realizuar projektin. Kjo pajisje funksionon si një skelet i vërtetë artificial dhe u mundëson ecjen personave që kanë pësuar lëndime të rënda të shtyllës kurrizore.

Pajisja funksionon me një bateri që ka energji për tre orë kohë dhe që është e karikueshme. Kjo pajisje është tejet e sofistikuar dhe vjen si evolucioni i disa projekteve të zhvilluara në ushtri. “Ky është vetëm fillimi”, tregon Eythor Bender, numëri një i Ekso Bionika. “Ne duam të ofrojmë një version komercial deri në vitin 2014 me çmime shumë të volitshme. Ky model, në fakt, kushton 100 mijë euro”, thotë ai.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

seventeen − 11 =

Previous Post

5 ushqimet që ndihmojnë të mbetesh shtatzënë

Next Post

Këshilla për pushime të shëndetshme

Advertisement