Dark Mode Light Mode

Migjen Kelmendi: Vetonit i TVK dhe Afërdita e 21-shit iu falën frekuencat

Pronari i Televizionit RROKUM, Migjen Kelmendi, ke deklaruar se Kosova ka monopol në tregun medial.

 

Ai një konferencë për media të organizuar sot, ka deklaruar se përveç RTK-së, administrata e UNMIK-ut i ka dhënë licencë edhe dy familjeve, duke aluduar në familjen Surroi dhe Saraqini.

Advertisement

Ai ka thënë se licenca për dy televizionet përveç RTK-së, iu ishin fal, siç është shprehur ai Vetonit dhe Afërditës.

Migjen Kelmendi ka bërë të ditur se edhe disa dokumente të nxjerra prej kompjuterëve të USAID-it konstatojnë se licencat për KTV-në dhe RTV21, nuk iu kanë dhënë me ndonjë bazë të qartë ligjore, por vetëm me një besim që ndërkombëtarët, USAID e SOROS, e kanë pasur për Veton Surroin dhe Afërdita Saraqinin.

Ai i ka nxjerr këto konstatime mbi dy studime ndërkombëtare që edhe i ka publikuar në faqen e televizionit të tij në internet.

Migjen Kelmendi ka kërkuar tash në kohën digjitale të televizionit të mos bëhet gabimi i njëjtë si në kohën analoge të dhënies së frekuencave./Indeksonline/

(Më poshtë gjeni linkun ku mund të konstatimet mbi dy studime ndërkombëtare të nxjerra nga Migjen Kelmendi)
http://www.indeksonline.net/foto/pdf/Dosja_e_Frekuencave.pdf

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 + 8 =

Previous Post

Pse shqiptaret mbledhin burrat e huaj cka i lënë tjerët, bëjnë seks, fotografohen nudo e pastaj plas sherri ?! (Foto + Viedo)

Next Post

Bufon: Faleminderit spanjollë!

Advertisement