Dark Mode Light Mode
Rrihet gazetari i “Shekullit”
Qeverisë i del boja në luftën kundër korrupsionit dhe krimit
Twitter, 400 milionë cicërima në ditë

Qeverisë i del boja në luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Siç ka njoftuar Drejtoria për të Ardhura Publike, janë kthyer sërish në punë 20 punëtorët e suspenduar, të cilët akuzoheshin për involvim në rastin “Detonator” ku ishin kapur një numër i madh i aparateve të lojërave të fatit.

Pas procesit të verifikimit të fakteve dhe argumenteve është dëshmuar se këta punëtorë nuk kanë pasur faj dhe me nder i kanq kryer detyrat e tyre. Vetëm katër persona kanë vazhduar të mbahen nën hetim për shkak se procedura ndaj tyre është duke vazhduar edhe më tutje.

Janë kthyer në punët e mëparshme 11 kontrollorë tatimor në Shtip, Manastir dhe Tetovë, dy inspektorë në Manastir dhe Tetovë dhe tre kontrollues në Kumanovë, Ohër dhe Kërçovë si dhe dy shefa nga DAP në Koçani dhe Demir Hisar.

Advertisement

Me këtë vendim bien poshtë të gjitha akuzat, ndërsa dalin në shesh reklamimet pompoze të qeverisë për luftë kundër korrupsionit. Ky nuk është rasti i parë kur qeveria reklamohet se ka kapur kriminelët kurse pastaj i liron ata si të pafajshëm.

Rast i tillë ndodhi edhe në rastin “syri i gjarprit” kur ishin arrestuar mbi 70 persona të pikëpagesave rrugore, kinse kanë keqpërdorur detyrën, ndërsa në fund i kanë lëshuar si të pafajshëm, i kanë kthyer në punë dhe iu kanë paguar të gjitha rrogat përderisa qëndronin në paraburgim.

Pritet që të dalin të pafajshëm edhe të arrestuarit shqiptar në rastin “Monstra”, të cilët akuzohen për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovcit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 + seven =

Previous Post

Rrihet gazetari i “Shekullit”

Next Post

Twitter, 400 milionë cicërima në ditë

Advertisement