Dark Mode Light Mode

BEOGRAD: DËSHMITARJA C2 SËRISH I RREJSHËM

Për ditën e sotme radha i ishte caktuar të dëshmojë dëshmitarja e mbrojtur e nacionalitetit Rom nga Gjilani C2, e cila njësoj mu ashtu si dëshmitari bashkëpuntor BOZHURI 50 dje, ripërsëriti gënjeshtrat e shumta për kinse përdhunimet e kryera ndaj saj nga ana e të akuzuarëve. Ajo, me ndihmën e Zëvendës-Prokurorit për Krime Lufte Mioljub Vitoroviq e stërzgjati “dëshminë” e saj, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

Beograd, 25 maj

Advertisement

Në Gjyqin e Qarkut në Beograd, ka vazhduar sot dita e tretë e RIGJYKIMIT kundër shtëtmbëdhjetë (gjashtë present në Gjykatë, njëmbëdhjetë në mungesë) djemëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, të akuzuar për krime lufte kundër Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun, kinse të kryera këto në Gjilan dhe rrethinë gjatë periudhës kohore mesi i Qershorit-fundi i Tetorit 1999.

 

Për ditën e sotme radha i ishte caktuar të dëshmojë dëshmitarja e mbrojtur e nacionalitetit Rom nga Gjilani C2, e cila njësoj mu ashtu si dëshmitari bashkëpuntor BOZHURI 50 dje, ripërsëriti gënjeshtrat e shumta për kinse përdhunimet e kryera ndaj saj nga ana e të akuzuarëve. Ajo, me ndihmën e Zëvendës-Prokurorit për Krime Lufte Mioljub Vitoroviq e stërzgjati “dëshminë” e saj, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”, duke ju referuar  je komunikate për media te LKSH-së së z.Orhan Rexhepit.

 

Dita e sotme e Rigjykimit zgjati pesë orë të plota, dhe vazhdimi u caktua për datat 5, 6 dhe 7 Qershor 2012, edhe pse sipas vetë ligjeve  Serbe ky Rigjykim është dashur të kryhet më 7 maj 2012.  

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three − one =

Previous Post

Arrestohet Idajet Beqiri, kryetari Partisë së Unitetit Kombëtar

Next Post

Islami: Qosja ia ka shkruar fjalimet edhe Sinan Hasanit

Advertisement