BL e Rahovicës ditën
ndërkombëtare të (14 majit) dëshmorëve të Luginës së Preshvës, tradiconalisht organizohet nën patronazhin e OVL-së së UCPMB, nuk lejon kët të fundit, ta organizoje manifestimin në fjlaë, dedikuar dëshmorëve.
Dhe mu për ketë OVL e UCPMB-së përmes një kumtesa ka reaguar duke njohtuar opinonin e gjerë se “Kryesia e OVL-së njëzëri ranë në përfundim se vendimet e Bashkësisë Lokale të Rahovicës për udhëheqjen e Manifestimit të 14 majit janë në kundërshtim të plotë me Statutin dhe Programin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc..”
Preshevë, 10 maj
“Të nderuar qytetarë të Luginës së Preshevës, OVL e UÇPMB-së bart me vete të gjitha obligimet për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të luftës së UÇPMB-së. Kryesia e OVL-së edhe këtë vit me mundësitë tona vendosëm që të bëjmë organizimin e manifestimit të 14 majit, Ditës së dëshmorëve të Luftës së lavdishme të UÇPMB-së të rënë në Zonën Operative të Preshevës. Mirëpo në një mbledhje të kërkuar nga kryesia e Bashkësisë Lokale të fshatit Rahovicë, kryesia atje u njoftua se mbajtja e manifestimit të 14 majit do të udhëhiqet dhe do të organizohet nga Këshilli organizativ I formuar në bashkësinë Lokale të fshatit Rahovicë…”
Në vazhdim të kësaj komunikate për media nga ana e OVL-së së UCPMB-së thuhet se, kryesia e OVL-së e pa të udhës që të mbajë një mbledhje lidhur me këtë Vendim të Bashkësisë Lokale të Rahovicës.
“Kryesia e OVL-së njëzëri ranë në përfundim se vendimet e Bashkësisë Lokale të Rahovicës për udhëheqjen e Manifestimit të 14 majit janë në kundërshtim të plotë me Statutin dhe Programin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Andaj OVL e UÇPMB nuk merr pjes dhe asnjë përgjegjësi lidhur me të gjitha aktivitetet e 14 majit Ditës së Dëshmorëve., ” thuhet në fund të njoftimittë OVL-së UCPMB-së, e nënshkruar nga z.Ramadan Ismajli, kryetar
te nderuar BL e Rahovices dhe drejtues te OVL-OCPMB-se pranoni pershendetjet me te sinqerta nga familja e Komandant Mjekrres dhe pranoni lutjet tona per bashkim mete fort se kurr,e jo te perqahemi se kush ti organizoj tubimet,me rendesi eshte te organizohen dhe te jen mete fuqishme se asnjeher,sepse kemi nevoj me shum se kurr,pasi qe jemi ne prag te bashkimit te shqiperis etnike natyrale,me shum respekt Burim Azemi nga mogilla e vitis