Dark Mode Light Mode

LINDITA SEJDIU nga Presheva magjistroi në fushën e eurointegrimeve

Prej sot fushës së eurointegrimeve iu shtua edhe një emër me thirrje akademike, magjistre. Gazetarja dhe publicistja Lindita Sejdiu me sukses mbrojti punimin e saj të magjistraturës në UEJL para komisionit: Dr. Arta Ibrahimi (mentore), Dr. Ylber Sela (kryetar) dhe Elena Andreeska (anëtare), me temën “Zgjerimi i BE-së dhe Ballkani Perendimor”, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

Shkup, 28 prill

Advertisement

Sipas vlerësimit të komsionit, mbrojtja e këtij punimi i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme metodologjike e profesionale, kurse kandidatja Lindita Sejdiu ka përfshi në punimin e saj një gamë të gjerë pikëpamjesh e këndvështrimesh mbi procesin e zgjerimit të BE-së dhe sfidat e Ballkanit Perëndimor në përsosjen e aftësive eurointegruese.

Komisioni profesional në vlerësimin e vet për këtë punim magjsitrature ka nënvizuar se shikuar nga këndi i interesave politike e gjeostrategjike, ekziston synim i qartë i Bashkimit Evropian për forcimin e stabilitetit, demokracisë dhe reformave institucionale në Evropën Juglindore. Politika e UE-së në rajonin e BP në fillim ishte e lidhur me kontekstin e sigurisë rajonale, pastaj me nxitjen e ”ndërtimit të shteteve” (institution building) dhe institucioneve shtetërore, çështje të lidhura me kushtëzimet politike (bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës dhe të ngjashme), nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe pajtimi (themelimi i Paktit të Stabilitetit për Ballkanin Juglindor) dhe të ngjashme, konstaton komisioni.

Duke analizuar materien e këtij punimi, komisioni profesional ka vënë në dukje se autorja me të drejtë ka vërejtur se në fillim të shek. XXI, doli se procesi i thellimit dhe procesi i zgjerimit të UE-së janë reciprocikisht të ndërlidhur dhe se zgjerimi i mëtejshëm i jashtëm i UE-së nuk mund të shkojë përpara, pa reformimin më të thellë të brendshëm institucional të Unionit.

View Comments (3) View Comments (3)
  1. bravo shume mire vetem keshtu mund te shkojm perpare. Me dijeni te shendosh e jo  me fjal te kota. Te uroj shum suksese  dhe shendet ne jete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 + 13 =

Previous Post

Shtyhet vizita e myftiu Muamer Zukorli në Luginë të Preshevës

Next Post

Lamtumira e fundit, homazhe në nderim të Ardian Klosit në Bibliotekën Kombëtare

Advertisement