Dark Mode Light Mode

Irani rifillon bisedimet bërthamore me OKB-në

Irani do të rifillojë bisedimet me agjencinë mbikëqyrëse bërthamore të OKB-së në muajin e ardhshëm.

Kjo bazuar në një deklaratë të ambasadorit iranian në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Ali Asghar Soltanieh.

I cituar nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, Soltanieh tha se negociatat do të rifillojnë më 13-14 maj në Vjenë.

Advertisement

Ai tha se vendimi “tregon natyrën paqësore të të gjitha aktivitetet bërthamore, duke treguar se pretendimet kundër Iranit janë të pabaza”.

Irani ka rifilluar gjithashtu bisedimet me gjashtë fuqive botërore rreth programit të tij bërthamor dhe palët kanë rënë dakord të takohen përsëri në Bagdad më 23 maj.

Më 23 prill, ministri i jashtëm iranian Ali Akbar Salehi tha se ishte optimist rreth perspektivës së bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë.

Irani mohon se është duke zhvilluar fshehtas armë bërthamore, dyshim ky i ngritur nga Perëndimi.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − 5 =

Previous Post

Opozita: BDI-ja me Elenovskin nënçmoi shqiptarët

Next Post

Telefoni celular Facebook, thyerja e mitit

Advertisement