Dark Mode Light Mode

Tadiç: Kosova nuk është zemra e Serbisë

Deklarata në një tubim parazgjedhor. Sipas tij zgjidhja me Kosovën, sipas propozimit të tij 4 pikësh

Kandidati për president i Serbisë, Boris Tadiç, ka ndërruar qëndrim në raport me Kosovën. Sipas mediave serbe, në një tubim parazgjedhor, ish-presidenti Tadiç ka thënë se Kosova nuk është zemra e Serbisë, por është secili qytetar i këtij vendi.

Deklarata është e para e këtij lloji, pasi Tadiç, derisa ishte president nuk e kishte thënë kurrë një gjë të tillë, por vazhdimisht kishte deklaruar se Kosova është zemra e Serbisë.  Megjithatë, ai deklaroi se një zgjidhje për Kosovën është e mundur duke u bazuar në propozim e tij 4 pikësh.

Të dielën e ardhshme serbët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit dhe përfaqësuesit e tyre në parlament dhe pushtetin vendorë. Boris Tadiç konsiderohet ndër pretendentët kryesorë për postin e kreut të vendit. 26 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × 1 =

Previous Post

KAPEN NË SARANDË 2 TONË DROGË, ME PAS QENË MIELLË JANË SHUMË BRE !

Next Post

ZGJEDHJET 6 MAJ: Partitë premtojnë një Preshevë të lirë, për punë dhe me perspektivë

Advertisement