Dark Mode Light Mode

Mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës pritet të përfundojë brenda muajit shtator

Zyrtarë të komisionit për ndryshimet kushtetuese në Kosovë bënë të ditur se deri në javën e dytë të shtatorit pritet që të përfundojë mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës. Këto komente u bënë pas takimit të këtij komisioni, gjatë të cilit është miratuar plani i veprimit për ndryshimet kushtetuese të cilat kanë të bëjnë me bartjen e përgjegjësive nga institucionet ndërkombëtare tek ato vendore, dhe miratimin e tyre deri më 10 shtator nga Parlamenti i Kosovës. Javën që lamë pas, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjet e fundit që dalin nga plani i zotit Ahtisaari dhe miratimi i tyre afron edhe përmbylljen e procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × 3 =

Previous Post

PRESHEVË: NGA FUSHATA ZGJEDHORE: PVD, PDSH, BDL, LKSH...

Next Post

Tiranë, ndërron jetë kreu i Partisë Komuniste, Hysni Milloshi

Advertisement