Dark Mode Light Mode

Kosovë, 11 persona në pranga për shfrytëzim prostitucioni

11 persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Kosovës si të dyshuar për trafikim të qenieve njerëzore dhe krim të organizuar.

Procedura hetimore për këtë rast kishte filluar para dy muajsh, bazuar në dyshimin se në një motel në Prishtinë zhvilloheshin aktivitete të kundërligjshme, duke përfshirë edhe trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimin e organizuar.
Kontrolli në këtë motel nga policia e Kosovës rezultoi me arrestimin e 11 të dyshuarve, prej të cilëve 5 shtetas kosovarë dhe 6 femra serbe.

Po ashtu, gjatë kontrollit në motelin ku zhvilloheshin aktivitetet e kundërligjshme policia ka gjetur dhe konfiskuar sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë kokainë dhe marijuanë si dhe një armë të ftohtë (elektro-shok). 21 prill 2012 (gazeta-Shqip.com)

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen − 17 =

Previous Post

Piloti slloven përfundon xhiron e botës, 100 ditë – 100 mijë kilometra

Next Post

BUJANOC: PVD dëshmoi vendosshmërinë për fitore në zgjedhjet e 6 majit

Advertisement