Dark Mode Light Mode

Policët i janë dorëzuar EULEX-it. Pritet të arrijnë pasdite në Kosovë

Lirohen dy policët kosovarë të arrestuar të shtunën e kaluar nga xhandarmëria serbe në zonën e Merdares. Lajmi është konfirmuar nga ministri i brendshëm kosovarë Bajram Rexhepi, i cili ka sqaruar se dy policët Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri u janë dorëzuar EULEX-it dhe pritet të mbërrijnë pasdite në Kosovë.

Ndërkaq zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton, ka konfirmuar se transportimi i Bunjakut dhe Beqirit është bërë nga Prokupla, për në territorin e Kosovës. Ai tha se hetimet për rrethanat e arrestimit do të vazhdojnë, por pa dhënë ndonjë afat për përpilimin e raportit final, që nuk do të jetë publik.

Ditën e shtunë dy policët kosovarë Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri u arrestuan nga xhandarmëria serbe me pretendimin se kishin kaluar kufirin në zonën e Merdares. Pas arrestimit të Shukri Binakut dhe Sami Beqirit, ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se dy policët kishin shkelur zonën e gjelbër, duke shkelur marrëveshjen ushtarake-teknike të Kumanovës, të nënshkruar nga Serbia dhe NATO më 1999, sipas së cilës në këtë brez mund të lëvizin të armatosur vetëm KFOR-i dhe forcat serbe.

Advertisement

Ndërkohë që ministria e Brendshme e Kosovës e ka përgënjeshtruar akuzën e serbëve, duke sqaruar se policët kosovarë po patrullonin brenda zonës së gjelbër. Tashmë KFOR ka nisur hetimet dhe pritet të dal me një rezultat final për çështjen e arrestimit të dy policëve kosovarë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 − seventeen =

Previous Post

KUCI priti një delagacion nga Lugina e Preshevës të prirë nga Zulfiu, kryetar i UDSH

Next Post

HALIMI: Me Dacicin dhe dialogun e filluar kemi situatë më të tensionuar në Luginë !

Advertisement