Dark Mode Light Mode

FATMIR LIMAJ MBETET ATY KU ISHTE, GJASHTË TJERË TE SHPIJA

Trupi Gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, ka shpallur sot pasdite aktgjykimin për rastin “Kleçka”, sipas të cilit ndaj Fatmir Limajt dhe tre të tjerëve do të vazhdojë gjykimi, kurse gjashtë të akuzuar u shpallën të pafajshëm.

Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj, janë shpallur të pafajshëm në të gjitha pikat e aktpadisë së ngritur.

Për Fatmir Limajn, Naser Shalën, Naser Krasniqin dhe Nexhmi Krasniqin gjykimi do të vazhdojë.

Advertisement

Prokuroria ka akuzuar Limajn dhe nëntë ish-pjesëtarët e UÇK-së për krime kundër popullatës civile gjatë luftës së vitit 1999.

Më 21 mars, trupi gjykues kishte marrë vendim që deklaratat dhe ditarët e dëshmitarit kryesor në rast, Agim Zogaj, janë të papranueshme, andaj edhe kishte urdhëruar lirimin e të akuzuarve nga paraburgimi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

thirteen − six =

Previous Post

MUSTAFA: Serbia at që nuk po mund ta bëjë me Kosovën, po e bën me Luginën e Preshevës

Next Post

Platini: Kosova, më parë anetare e OKB-, a pastaj në UEFA

Advertisement