Dark Mode Light Mode
Rilindija Demokratike: KUMTESË
KOLONEL GUDA DEMANTON: Qytetarët e Luginës mund të hyjnë në Kosovë pa pasaportë !
PD: PVD dhe satelitët e saj të dalin në zgjedhjet serbe, ne nuk dalim !

KOLONEL GUDA DEMANTON: Qytetarët e Luginës mund të hyjnë në Kosovë pa pasaportë !

I pyetur  rreth  spekulimeve se policia  doganore e Republikës së Kosovës në kufi nuk lejon  të hyjnë në Kosovë pa pasaportë qytetarët e Luginës së Preshevës, shefi i policisë së doganave të Republikës së Kosovës kolonel Shaban Guda i ka deklaruar sot agjencisë informaitve kombëtare « Presheva Jonë » se « Jo,jo nuk është vërtetë një gjë e tillë. Qyetarët e Luginës së Preshevës, sikur deri më tash mund të hyjnë në Republikën e  Kosovës vetëm me letornjoftime. dmth. pa pasporta ! »

 

Prishtinë, 20 mars

Advertisement

 

Se si shpjegojnë se policia doganore e Kosovës, paskan kërkuar në një pikë kuiftare mes Kosovës dhe Serbisë disa udhtarëve pasaporta, madje edhe duke i vulosur ato…përgjegjësit  e doganave dhe policisë së Republikës së Kosovës  në vazhdim  kanë shpjegur për agjencinë tonë  se « mund të ketë ndodhë, në ndonjë rast specifik  që t’i kërkohet dikujt pasaportë, vetëm në ato raste, kur organet e rendit dyshojnë dicka, ne jemi shtet i bëjmë punët tona..Por normalisht qytetarët e Luginës mund të hyjnë në Kosovë vetëm me letërjoftime. ».

 

Burimet tona  njoftojnë se ka raste kur qytetarët, të shumtën e rasteve ng aradhët e serbëve me qëllim të deskriditimit të Kosovës, kur hynë ata në kufi me Kosovë, doganjerëve ju qesin qëllimisht pasaportat e Serbisë një për t’u shitur se “kjo është Serbi” dhe dy, pastaj për të pasur shkak për të “vajtuar” lart ose tek ndërkombëtarët se… ja Kosova nuk po e rrespekton marrëveshjen po na kerkon paspaorta dhe po na i vulos me Republika e Kosovës !…

View Comments (1) View Comments (1)
  1. Valla dje ja keni fut krejt autobusit komplet me qytetare shqiptare te Presheves, dhe nje grua me leternjoftim mezi ka kalu tuj e lut policin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × 4 =

Previous Post

Rilindija Demokratike: KUMTESË

Next Post

PD: PVD dhe satelitët e saj të dalin në zgjedhjet serbe, ne nuk dalim !

Advertisement