Dark Mode Light Mode

Rrahmani i fton mërgimtarët të tregojnë se a kanë përfituar nga milionat që Kurti i ndau për polisat e sigurimit

Ish-deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, i është drejtuar mërgatës kosovare përmes një postimi në ‘facebook’, duke i pyetur nëse kanë përfituar nga mjetet që Qeveria Kurti ka ndarë për pagesën e polisave të sigurimit.

Rrahmani ka ftuar ata që të tregojnë sa kanë marrë, duke thënë se ekzistojnë dyshime serioze se paratë e ndara për polisat janë keqpërdorur brenda Kosovës.

Postimi i plotë:

Advertisement

Mërgatë e nderuar,

Qeveria e Republikës së Kosovës ka paguar mbi 10 milionë euro për polisa sigurimi për automjetet tuaja.

A i keni përfituar realisht ju këto mjete, apo këto para kanë përfunduar diku tjetër?

Ju ftoj që publikisht të tregoni në komente:

– nëse keni marrë përfitime, sa keni marrë;

– nëse nuk keni marrë asgjë, ta thoni.

Ekziston dyshimi serioz se këto mjete mund të jenë keqpërdorur brenda Kosovës. Prandaj, zëri juaj është i domosdoshëm për të zbardhur të vërtetën.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ten − 7 =

Previous Post

Festë në Gllogjan – Pamje nga dasma e Luanit, djalit të Shkëlzen Haradinajt

Next Post

Haziri i drejtohet Kurtit për Fatmir Spahiun dhe Feride Rushitin: Dëshmi se si i shfrytëzoi gjilanasit veç për vota

Advertisement