Dark Mode Light Mode
Kryetari i Alternativa për Ndryshim: Ragmi Mustafa i jep tender 5.4 milionë dinarësh medias së afërt me të për “promovimin” e Zonës Industriale
Interex nis “Vitin e Ëndrrave”: Një kampanjë ku çdo blerje mund të kthehet në një ëndërr të realizuar

Interex nis “Vitin e Ëndrrave”: Një kampanjë ku çdo blerje mund të kthehet në një ëndërr të realizuar

Në një kohë kur ëndrrat shpesh duken të largëta, Interex synon t’i sjellë ato më pranë përmes një prej kampanjave më të mëdha shpërblyese të këtij viti. Duke filluar nga 30 marsi, rrjeti i njohur i marketeve nis zyrtarisht “Vitin e Ëndrrave”, një lojë shpërblyese që ofron mundësi reale për fitime të mëdha për konsumatorët.

Kjo nismë vjen me një koncept të thjeshtë, por me shpërblime të konsiderueshme, duke i dhënë çdo klienti mundësinë që përmes blerjeve të përditshme të bëhet pjesë e një gare për çmime atraktive.

Në mesin e çmimeve që do të ndahen gjatë kësaj kampanje janë: – Një banesë në Prishtinë, që përfaqëson një fillim të ri për një familje fituese. – Tre vetura Renault Clio 2026, që ofrojnë komoditet dhe mobilitet modern. – Pushime “all inclusive”, për një përvojë relaksuese larg rutinës së përditshme. – Voucher në Darty në vlerë prej 10,000 euro. – Voucher vjetor në Interex në vlerë prej 3,600 euro. – Voucher vjetor në Shell në vlerë prej 1,600 euro. – Si dhe qindra voucherë në vlerë 100, 200 dhe 300 euro, me një fond total prej 30,000 euro.

Advertisement

Sipas organizatorëve, pjesëmarrja në lojë është e thjeshtë. Konsumatorët që blejnë produkte nga brendet pjesëmarrëse pajisen me kuponë të lojës, ndërsa numri më i madh i kuponëve rrit mundësinë për të fituar.

Kampanja do të zgjasë nga 30 marsi deri më 15 qershor, duke u ofruar klientëve kohë të mjaftueshme për të marrë pjesë dhe për të provuar fatin e tyre.

Me “Vitin e Ëndrrave”, Interex synon të shpërblejë besnikërinë e konsumatorëve dhe njëkohësisht të krijojë një përvojë më të veçantë për blerësit, duke e kthyer çdo vizitë në market në një mundësi për fitim.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen − eight =

Previous Post

Kryetari i Alternativa për Ndryshim: Ragmi Mustafa i jep tender 5.4 milionë dinarësh medias së afërt me të për “promovimin” e Zonës Industriale

Advertisement