Dark Mode Light Mode
Aplikacioni i Interex: Zbritje e Oferta çdo ditë!
Kjo është ajo pikë ku bëhesh ekip që hy në histori, kjo Kosovë është gati!
Shqipëria e mund Polonin, nëse është vetvetja!

Kjo është ajo pikë ku bëhesh ekip që hy në histori, kjo Kosovë është gati!

Nesër nuk është thjesht një ndeshje. Është një moment që tregon a kemi mësu diçka prej gabimeve tona, apo jo.
Sllovakia nuk është ekip i lehtë, por, nuk është as afër në formën më të mirë. Mungesat si Lobotka dhe disa të tjerë ndikojnë shumë te loja e tyre, sidomos në mesfushë ku zakonisht e mbajnë ritmin. Pra ata, janë shumë më të lexueshëm.

Edhe ne nuk jemi perfekt, përkundrazi. Mungesat e Rrahmanit dhe Avdullahut nuk janë të vogla aspak. Janë lojtarë që japin stabilitet dhe eksperiencë. Por këtë herë ndryshe nga herët tjera, nuk jemi një ekip që varet nga 2-3 emra.
Nëse shohim formën që po kalojnë lojtarët tanë: Muriqi po bën sezon serioz te Mallorca, Vojvoda po stabilizohet mirë te Como, Muric po merr minuta e përgjegjësi përditë e më shumë, Ismajli po është bërë si mur o pakalueshën në mbrojtje, Asllani po rritet në Gjermani… dhe kjo është vetëm një pjesë.
Kjo është ndoshta hera e parë që Kosova duket e balancuar në çdo repart. Nuk kemi vetëm entuziazëm, por edhe formë fantastike.
Ne kemi pasur një shans të artë vite më parë, kundër Maqedonisë së Veriut në PlayOff, dhe e kemi humbur në mënyrën më të dhimbshme. Ajo ndeshje na ka kushtu shumë, jo vetëm rezultat, por edhe besim.
Këtë herë nuk e shoh të përsëritet i njëjti skenar.
Kjo skuadër duket më e pjekur, më e uritur dhe më e qartë në atë që kërkon. Nuk është më ajo Kosovë që hyn në ndeshje me frikë ose me emocion të tepërt.
Unë besoj fort që sot Kosova fiton. Jo me fat, por sepse është momenti i duhur.
Dhe nëse kalojmë këtë pengesë, morali do të jetë aq lartë sa që edhe një përballje e mundshme me Turqinë (që me shumë gjasa kalon Rumaninë) nuk duket më si diçka e paarritshme.
Kjo është ajo pikë ku bëhesh ekip që hy në histori, kjo Kosovë është gati!
Nesër është dita për ta zgjedh anën e parë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 − twelve =

Previous Post

Aplikacioni i Interex: Zbritje e Oferta çdo ditë!

Next Post

Shqipëria e mund Polonin, nëse është vetvetja!

Advertisement