Dark Mode Light Mode

Dixon: Veseli nuk mund të shpallet fajtor me prova të patestuara dhe thashetheme

Avokati i ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, Rodney Dixon, po jep fjalët përfundimtare në gjyqin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Ai theksoi se Veseli nuk mund të shpallet fajtor vetëm në bazë të provave që nuk janë testuar dhe thashethemeve.

“ZPS-ja kur foli të hënën foli shumë pak për zotëri Veselin, deri në momentin kur nga fundi, zotëri Howling iu rikthye trillimit të ZPS-së, të ligjeve dhe fakteve për një përpjekje të fundit për të përfshirë zotëri Veselin. Sipas nesh, deri në këto momente nuk u tha asgjë,madje edhe kur thanë, thanë fjalë boshe. Asgjë deri në fund të fjalës së ZPS-së, sepse nuk kanë asnjë përgjigje për akuzat që ngritëm ne sa i takon argumenteve të tyre ndaj zotëri Veselit. Por sidoqoftë, ata pretendojnë se ne nuk kemi trajtuar themelësinë e akuzave të ZPS-së. Është akuzë e rëndë kjo. Sepse ajo që bëmë ne javën e kaluar, ishte trajtimi i të gjitha akuzave, një nga një, të paraqitura nga ZPS”, u shpreh Dixon.

Advertisement

“Mbrojtja mbështetet në të drejtat më themelore që duhen të jenë në çdo gjykim penal, pra e thënë shkurt, të testohen provat ndaj të akuzuarve. ZPS-ja po përpiqet të shfrytëzojë pikërisht fillin e artë të të drejtës penale për të lidhur klientin tim. Ky parim ligjor është i padiskutueshëm, gjykata nuk mund të shpall fajësinë për një person, nëse kjo shpallje fajësie do të mbështetet vetëm mbi prova të patestuara dhe thashetheme”, u shpreh ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 + eight =

Previous Post

Loz: Dëshmitë e viktimave nuk vërtetojnë lidhjen me krimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Next Post

Roberts: ZPS duhet të ndihet e turpëruar nga argumentet kundër Selimit

Advertisement