Në fjalët përfundimtare të gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtësi i viktimave, Sajmon Loz, theksoi se argumentet e tij janë mbështetur në rrëfime të dhimbshme dhe emocionale.
Ai theksoi se, megjithëse këto dëshmi janë të rënda, ato nuk kanë mundur të provojnë lidhjen mes individëve dhe krimeve për të cilat ngrihen akuzat, siç ka pohuar edhe mbrojtja e çlirimtarëve.
Loz shtoi se mbrojtja e viktimave nuk ka përpjekur të vërtetojë lidhjen mes viktimave dhe të akuzuarve, përfshirë Rexhep Selimin.
“Kjo është punë e Prokurorisë”, tha ai.




