Dark Mode Light Mode

Mbrojtja: Shkeljet individuale të Policisë Ushtarake nuk e inkriminojnë Jakup Krasniqin

Në procesin gjyqësor ndaj krerëve të ish-UÇK-së në Hagë, avokati mbrojtës i Jakup Krasniqit, Aiden Ellis, ka deklaruar se krimet e mundshme të kryera nga individë brenda Policisë Ushtarake nuk mund të konsiderohen si dëshmi e kontributit të klientit të tij në këto veprime.

Ellis pranoi se ekzistojnë prova për rrahje të personave të ndaluar nga anëtarë të Policisë Ushtarake, mirëpo theksoi se këto raste përbëjnë shkelje të rregulloreve e jo zbatim të tyre.

“Ka prova që disa anëtarë të Policisë Ushtarake kanë rrahur persona të ndaluar. Por, sa herë një anëtar i Policisë Ushtarake ka ushtruar forcën kundër një personi në ndalim, sipas nesh ka shkelur rregulloren në fjalë. Kryerja e krimeve nga anëtarë të Policisë Ushtarake nuk është provë sipas nesh që zoti Krasniqi të ketë luajtur rol në këto rregullore dhe ky rol të ketë pasur kontribut të konsiderueshëm në kryerjen e krimeve”, u shpreh Ellis.

Advertisement

Avokati po ashtu vuri në dukje se në këtë çështje kanë dëshmuar rreth 40 anëtarë të UÇK-së dhe, përveç njërit prej tyre, askush tjetër nuk ka pohuar se ka parë rregullore të tilla të ushtrisë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one + 10 =

Previous Post

OVL-UÇK dorëzon rezolutën në Hagë për proces të drejtë gjyqësor, mbështetur nga 30 deputetë zviceranë

Next Post

Alagendra: Krasniqi s’është Millosheviq, Jakupi ka dashur paqen

Advertisement