Dark Mode Light Mode

OVL-UÇK dorëzon rezolutën në Hagë për proces të drejtë gjyqësor, mbështetur nga 30 deputetë zviceranë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se, pas rezolutave të miratuara në Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës ditët e fundit, angazhimi për një proces të drejtë gjyqësor po merr jehonë ndërkombëtare.

“Me iniciativë të veprimtarit Sali Bislimi dhe në vazhdën e komunikimeve tona ndërkombëtare, një rezolutë e mbështetur nga 30 deputetë zviceranë u adresua sot në Dhomat e Specializuara në Hagë, së bashku me kryetarin e OVL-UÇK-së, z. Hysni Gucati”, thuhet tutje në njoftim.

OVL-UÇK ka shkruar se dorëzimi i këtij dokumenti përfaqëson një hap simbolik në drejtim të respektimit të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë dhe parimit të një procesi të paanshëm.

Advertisement

“OVL UÇK do të vazhdojë angazhimin e saj në çdo nivel, kombëtar dhe ndërkombëtar, për mbrojtjen e vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe për drejtësi të barabartë”, thuhet në postimin e OVL-UÇK-së.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

13 − 9 =

Previous Post

Krasniqi: Marshin e kaluar u bashkuan 100 mijë qytetarë, më 17 shkurt do të dalim edhe më shumë

Next Post

Mbrojtja: Shkeljet individuale të Policisë Ushtarake nuk e inkriminojnë Jakup Krasniqin

Advertisement