Dark Mode Light Mode

Dixon thotë se Prokuroria e Hagës s’ka prova për ta dënuar Kadri Veselin: Po bëni akrobaci

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare para trupit gjykues në Hagë, të enjten, tha se fjalët e ministrit kryesor të mbretit Luigj XIII mbesin shqetësuese edhe pse u thanë që në vitin 1620.

Ai tha se ky ministër kishte thënë se po t’i jepen gjashtë rreshta të shkruara nga dora e njeriut të ndershëm, përsëri do të gjendej diçka për të çuar në varje,.

“Ministri kryesor i mbretit Luigj XIII nga viti 1620, fjalët e tij mbesin shqetësuese siç kanë qenë edhe atëherë dhe po citoj: po të më japësh gjashtë rreshta të shkruara nga dora e njeriut më të ndershëm unë përsëri do të gjej diçka për të cilën do ta çojë në varje”, tha ai.

Advertisement

Përpara kësaj, Dixon tha se Prokuroria po bën “akrobaci” në argumentet e saj në rastet kur nuk ka prova ndaj Veselit.

“Fatkeqësisht, Prokuroria bën akrobaci në argumentet e saj në rastet kur nuk ka prova kundër klientit tim dhe është pikërisht kjo që në fakt të shqetëson tej mase. Kjo është në kundërshtim me traditat krenare të gjykatave të shkuara dhe të tanishme”, deklaroi Dixon.

Ai shtoi se klienti i tij mund të ndihet në ankth gjatë kohës sa po qëndron në burg.

“Mund ta imagjinoni se si ndihet klienti im në burg- plot ankth në një çështje e cila të mund të perceptohet e vërtetë vetëm se argumenti është vendosur këtu”, u shpreh ai.

Rrjedhimisht, avokati tha se kjo çështje ka në nocion shfrytëzimin e copëzave të informacionit, thashethemeve, spekulime e propaganda.

“Në Amerikë është që një prokuror mund të ngrejë një çështje edhe kundër një sandviçi me proshutë dhe ky rrezik ekziston gjithë kohën në kushtet e një lufte guerilese, nuk nuk ka procesverbale të rregullta por copëza letrash, kur niveli i propagandës dhe mburrja është e nivelit të lartë”, tha ai ndër tjerash.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 + 14 =

Previous Post

“Duan t’i paraqesin UÇK’në si rrugaçë”- Avokati i Kadri Veselit i bën thirrje gjykatës të kenë kujdes për dokumentet e ofruara nga Serbia

Advertisement