Mbrojtja e Hashim Thaçit po vazhdon me deklaratat përmbyllëse përpara aktvendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK’së.
Avokati i ish-presidentit Thaçi, Luka Misetiq, ndër të tjera ka kundërshtuar supozimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) lidhur me rolin e dëshmitarit Bislim Zyrapi në të ashtuquajturën “Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale” (NPK).
Misetiq ka thënë se si arriti ZPS’ja të dilte në përfundimin se Zyrapi s’ishte pjesë e NKP’së, teksa ai është parë tërë kohën nëpër vizita të ndryshme me z. Thaçi.
“Si ZPS-ja mund të gjej përputhje mes pretendimit të saj se z. Thaçi zbatoi qëllimin e përbashkët kriminal me z. Bislim Zyrapi, të pranishëm në të gjitha këto takime, me qëllimin se z. Zyrapi nuk ishte anëtar i të ashtuquajturës NKP dhe se ata deshën ta fshehën nga Zyrapi”, deklaron ndër të tjera ai.
“Kur rishqyrtohen dhe analizohen parashtrime përfundimtare të ZPS-së është sikur të shihet ndonjë kronikë apo analizë e ndonjë filimi të shkruar nga dikush, i cili nuk ka parë filmin”, shton ndër të tjera Misetiq.



