Dark Mode Light Mode

MOMENT HISTORIK PËR INDUSTRINË VENDORE: Pestova Shpk pajiset me barcodet ndërkombëtare GS1

Industria prodhuese e Kosovës ka shënuar një moment historik. Pestova Shpk, përmes produkteve të saj nën brendin VIPA, është bërë kompania e parë në Republikën e Kosovës që pajiset me barcodet ndërkombëtare GS1, duke i regjistruar produktet zyrtarisht si “Republic of Kosovo” në sistemin global të identifikimit të produkteve.

Ky zhvillim i rëndësishëm u mundësua përmes GS1 Kosovo, e cila është pjesë e rrjetit botëror GS1 – standardi më i përdorur në botë për identifikimin e produkteve, i aplikuar nga tregjet, distributorët dhe zinxhirët më të mëdhenj të shitjes globale.

Me këtë hap, produktet VIPA tashmë janë të identifikueshme dhe të pranueshme në tregjet ndërkombëtare, duke hapur rrugë të reja për eksport dhe integrim të drejtpërdrejtë në ekonominë globale. Për herë të parë, Kosova shënohet zyrtarisht si vend origjine në barkodet e produkteve, një arritje me rëndësi strategjike për shtetin dhe prodhuesit vendorë.

Advertisement

Ky sukses nuk përfaqëson vetëm një arritje për Pestova Shpk, por një precedent të fuqishëm për gjithë industrinë vendore, duke dëshmuar se produktet nga Kosova mund të plotësojnë dhe të konkurrojnë sipas standardeve botërore.

Ky moment shënon një hap të madh drejt rritjes së besueshmërisë së produkteve kosovare, forcimit të brendeve vendore dhe rritjes së prezencës së Kosovës në tregtinë globale.

🇽🇰 Nga Kosova – sipas standardeve botërore.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 4 =

Previous Post

Krimet ekonomike godasin edhe Gjilanin – priten arrestime të reja për manipulim me vota

Next Post

Gjykata Speciale: Fjalët përmbyllëse dhe vlerësimi i secilës provë më 9 shkurt

Advertisement