Zyrtarja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar ashpër ndaj partisë në pushtet përmes një shkrimi ku akuzon udhëheqjen aktuale për lojëra politike.
Sipas saj, fokusi i patriotizmit duhet të ishte diku tjetër, duke u shprehur: “Nuk është KQZ vendi me u tregu patriotë e nacionalist kur ka pas mundësi me u tregu të tillë në energji elektrike e ekonomi edhe mos me pas bashkëpunim me Serbi.”
Ymeri ka ngritur pretendime edhe për hetime nga organet e drejtësisë, duke thënë se “aktualisht ka dy pista hetimi, bile një nga Prokuroria Speciale, se si në udhëheqje nga partia e pushtetit që bën lojëra në KQZ kinse patriot, është bashkëpunuar me biznes e kompani publike serbe, në dëm të Kosovës.”
Mes tjerash, ajo ka shkruar “boll ma me mashtrime”, duke iu referuar pushtetit të Kurtit.