Dark Mode Light Mode

“Zgjedhja e Presidentes”, Rugova flet për Osmanin: Është Rugoviste dhe ka bërë punë të mirë

Deputeti i zgjedhur vlerëson punën e presidentes dhe lë të hapur mundësinë e mbështetjes për rizgjedhje.

Deputeti i zgjedhur Ukë Rugova ka folur për mundësinë e mbështetjes së familjes së tij ndaj Vjosa Osmanit për një mandat të dytë si presidente e Republikës së Kosovës.

Ai theksoi se vendimi do të merret kur të vijë momenti i duhur, duke mos dhënë një përgjigje përfundimtare në këtë fazë.

Advertisement

“Do të shohim, të shohim tash si të vijë, të shohim kur të vijë koha”, ka deklaruar Rugova.

Megjithatë, ai ka vlerësuar figurën dhe punën e deritanishme të presidentes, duke theksuar lidhjen e saj me frymën rugoviste.

“Besoj që gjithmonë ka bërë punë të mirë. Presidentja Osmani është një Rugoviste, siç e dimë të gjithë, atë nuk mundemi me mohu. Të shohim tash çka do të ndodhë ditëve në vijim”, ka thënë Rugova.

Ai la të kuptohet se zhvillimet politike në ditët dhe muajt e ardhshëm do të përcaktojnë edhe qëndrimin e tij përfundimtar lidhur me rizgjedhjen e Osmanit.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + ten =

Previous Post

“Kosova prodhon krim”: Deklarata e ashpër e ish-sekretarit të KiE-s, që iu zbuluan mesazhet me Epstein

Next Post

Pula flet për manipulimet e votave: E papritur

Advertisement