Dark Mode Light Mode

355 delegatë vendosin për liderin -Kujtim Shala udhëheq punimet

Kuvendi i Punës i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbyllur dyert, ndërsa punimet kanë kaluar tek Kryesia e Punës e këtij Kuvendi. Në këtë mbledhje, 355 delegatë do të vendosin për liderin e LDK-së.

Kryetari aktual, Lumir Abdixhiku, u shpreh para delegatëve:
“Këto punime duhet të jenë të pavarura nga çfarëdo ndikimi individual. Dhe, sikurse në mars të vitit 2021, kur ju më dhatë privilegjin më të madh jetësor, të ju prijë, do të ulem sërish si njëri nga 355 delegatët e kësaj shtëpie të madhe të demokracisë që e desha pa kusht”, përfundoi Abdixhiku.

Gjithashtu, në Kuvendin e Punës së LDK-së sot është zgjedhur Kujtim Shala si udhëheqës i punimeve. Sipas Klankosova.tv, ai u zgjodh me propozim të sekretarit të partisë, Imri Ahmeti, dhe me votë unanime të delegatëve të pranishëm.

Advertisement

Shala do të drejtojë procesin e votimit dhe të diskutimeve gjatë Kuvendit, duke siguruar që punimet të zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe transparente.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 14 =

Previous Post

“Ik, lësho vendin” -Abdixhiku në Kuvend rikujton kërkesat për dorëheqje nga Hoti dhe Bajrami

Next Post

Imri Ahmeti: Nuk do të vazhdoj si Sekretar i LDK-së, duhet të marrim përgjegjësi

Advertisement